Live

Kelmendi: I nderuar krah Kadri Veselit dhe zyrtarëve tjerë të PDK-së

22:07 / 25 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, biznesmeni Ramiz Kelmendi, i cili edhe pas dorëheqjes së tij është deklaruar për mbështetjen ndaj kandidatit të PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli. Nuk ka munguar as sot të ishte i pranishëm në hapjen e fushatës së kësaj partie në Mitrovicë, shkruan Kosova.Live

Kelemendi  po ashtu në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, krahas fotografive të publikuar nga ky tubim, ka shkruar se kishte kohë që nuk ishte ndjerë kaq i nderuar nga mikëpritja e madhe e Kadri Veselit si dhe kolegëve të tjerë.

Postimi i plotë i Kelemendit:

Të nderuar miq, në mbrëmje isha në hapjen e fushatës zyrtare të PDK-së në Mitrovicë, ku Kryetari Kadri Veseli bëri prezantimin fitues, në masën e madhe të qytetarëve mbështetës.

Ka kohë që nuk jam ndjerë i respektuar më shumë nga mikpritja dhe përqafimet e përzemërta të Kryetarit Veseli dhe kolegëve Hajredini, Enveri, Ganimetja, Urani, Abelardi dhe shumë të tjerë kontribues të partisë.

Faleminderit për Mirëpritjen koleg!

Ramiz Kelmendi

Shpërndaje në

U Kopjua