Aktori Osman Azemi është kthyer të enjten në kryefjalën e ditës në mediat vendore.
Kjo pasi u paraqit para gjykatës, për t’u deklaruar i pafajshëm mbi akuzat për posedim të lëndëve narkotike.
Ngjarja e cila kishte ndodhur në vitin 2019, e kishte drejtuar në dyert e gjykatës ish-humoristin e grupit “Stupcat”.
Ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka shpjeguar situatën në fjalë.
Postimi i plotë:
“Sqarim! Sot kam pasur nje seance gjyqesore rreth nje rasti te posedimit te lendeve narkotike ne vitin 2019, gje qe eshte pasqyruar edhe ne media.
Une u kerkoje falje familjes sime, te afermeve dhe te gjithe atyre qe e percjellin dhe me perkrahin ne veprimtarine time per kete episod te jetes sime me te cilin nuk krenohem.
Pra rasti në fjalë është nga viti 2019, një episod shumë i trazuar i jetes sime artistike dhe emocionale. Sot ndjej keqardhje per ate kohe dhe shpresoj që lajme të tilla te mos dëgjoj për askënd. Puna dhe perkushtimi im mbetet qe veprimtaria ime artistike te jete sa me e pranuar nga te gjithe shikuesit e trojeve shqiptare dhe diaspora.
Ndersa te gjithe atyre qe perballen me episode te ngjashme ne jete ose qe te afermit e tyre gjenden ne momente te trazuara emocionale u them qe ta perkrahin njeri-tjetrin dhe te kalojne keto faza per ta vazhduar jeten edhe me te forte. ”Një betejë është e humbur kur ti mendon se e ke humbur” (Jean-Paul Sartre)”, ka shkruar Azemi në Facebook.