Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të sapozgjedhur të Çekisë, Petr Pavel.
Osmani, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se mezi pret të fillojë të punoj me homologun çek.
“Urime@general_pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke”.
“Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta”
“Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.