Ministri i Financave, Hekuran Murati thotë se opozita po e kundërshton propozimin e tij që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë.
Murati përmes një shkrimi në Facebook ka listuar disa nga arsyet pse duhet të votohet propozimi i tij.
Ai madje ka thënë se LDK po e kundërshton këtë propozim, e po kërkon të kthehet vlerësimi i vjetër, pasi sipas tij, LDK’ja po i mbron biznismenët.
“A e dini pse? Sepse janë me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak. Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banesa”, shkruan mestjerash Murati.
Më poshtë mund të lexoni stautsin e plotë të Muratit: