Live

Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshime të qëndrimeve

21:14 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kosova dhe Serbia kanë treguar për ambiciet e tyre në këtë fazë të parë drejtë marrëveshjes finale.

Në mungesë të një marrëveshje që do të garantonte njohje reciproke, Kosova preferon që BE-ja të jap garanci se pesë vendet e saj që nuk e njohin, do ta bëjnë këtë pas nënshkrimit të marrëveshjes eventuale. Por, njohësit e çështjeve politike thonë se një gjë e tillë duket e pamundur, ndonëse shihet si një kërkesë krejt reale.
Në këtë fazë të dialogut, jo rrallë diskutohet për mundësinë që Kosova pas nënshkrimit të marrëveshjes eventuale me Serbinë, të marr disa garanci nga BE-ja për njohjen e saj nga pesëshja mosnjohëse e pavarësisë së Kosovës.

Madje gjatë kësaj jave edhe emisari Miroslav Lajcka kishte vizituar pesë vendet mos-njohëse për të cilat tha se i ka informuar për ecurinë e dialogut.

Profesori Universitar Abit Hoxha thotë se disa nga pesë vendet e BE-së raportin e tyre me Kosovën e kanë lidhur me dialogun e Brukselit.

“Por së paku dy prej këtyre vendeve të Unionit Evropian kanë pas indikacione të qarta se pas një marrëveshje me Serbinë, pra të Kosovës me Serbinë do të rishqyrtohet pozicioni i tyre. Do me thënë Greqia dhe Sllovakia, por njëkohësisht Spanja ka indikacione të njëjta dhe Rumania. Kështu që mund të ndodh, por kjo çështje nuk varet ekskluzivisht nga puna e Lajcakut”, thotë Hoxha.

Është thënë po ashtu që Kosova po kërkon garanci që nënshkrimi i marrëveshjes do t’i sjell edhe këto njohje, por Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se një gjë e tillë nuk mund të garantohet në këtë fazë.

“Nuk mund të kemi garanc 100% dhe të shkruar në letër që thuhet se ky vend ose ai vend tjetër ose kjo pesëshe do ta njoh Kosovën nga momenti që nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Serbi. Sidoqoftë me dinamikën e politikës së jashtme dhe politikës në përgjithësi një zhbllokim i raporteve Kosovë – Serbi dhe një nënshkrim i një marrëveshje, një baze për normalizim mund të sjell ndryshim të qëndrimeve të vendeve që edhe ndaj Kosovës e kanë një qëndrim ndoshta më pak armiqësor dhe kanë më pak si ta themi ndasi edhe me Kosovën në kuptimin e mbështetjes për pavarësinë e saj”, deklaroi Fetahu, raporton Tëvë1.

Pavarësisht pritjeve në Prishtinë, ditëve të fundit, diplomatë ndërkombëtarë, mes tjerash kanë deklaruar se është e pamundur që t’i garantohet Kosovës njohja nga pesë vendet e BE-së, ku bëjnë pjesë, Spanja, Greqia, Sllovaki, Rumania dhe Qipro.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...