Live

Rinia e PDK-së mban Konventën zgjedhore, cila nga këto garuese do të jetë kryetare

10:56 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sot në orën 12:00, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë Konventën Zgjedhore. Ky eveniment do të mbahet në Klan Arena. Mësohet gjithashtu se i pranishëm do të jetë edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Këtë e ka konfirmuar vet Zyra për Informim e kësaj partie përmes një komunikate.

Figura të rëndësishme politike të PDK-së, që përfaqësojnë degët në nivel vendi, janë parë në secilin proces zgjedhor të degëve me rastin e zgedhjes së kryetarëve të forumeve rinore e po kështu edhe të delegatëve të të rinjve, të cilët me votën e tyre do ta zgjedhin kryetarin e Rinisë së PDK-së.

Kush janë pretendentët për kryetar të rinisë së PDK-së?

457 delegat në nivel vendi do të votojnë për kryetarin e Rinisë së PDK-së të dielën, pasi ata/ato u zgjodhen në kuadrin e një procesi zgjedhor në të gjitha degët e partisë.

Gara pritet të zhvillohet ndërmjet Arbnora Salihut, nga Forumi Rinor i PDK-së në Ferizaj dhe Jona Arifit, nga të rinjt e PDK-së-Kamenicë.

Kreu i Rinisë së PDK-së në bazë të praktikave të mëhershme, jo vetëm në PDK por thuajse në të gjitha partitë, ka qenë një figurë e afërt direkt me kryetarin e partisë apo edhe me strukturat lojale politikisht shumë afër tij.

Kryetari në përfundim të mandatit i Rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi, tha për kosovalive se, është krenar me sukseset e tij si kryetar i rinisë edhe pse thekson se pandemia ka qenë njëra prej sfidave më të mëdha që e kanë pamundësuar një dinamizëm të duhur të aktiviteteve.

“Edhe gjatë pandemisë, periudhës më sfiduese jo vetëm për ne, jemi mobilizuar vullnetarisht që t’u ndihmojmë qytetarëve në nevojë në çdo cep të Kosovës”, theksoi Bislimi.

Një sfidë tjetër tepër e madhe, më e rënda sipas tij për rininë, e PDK në përgjithësi, ka qenë aktakuza që iu ngrit liderit të PDK-së Kadri Veseli dhe ish-kreut të partisë dhe presidentit Hashim Thaçi.

Përtej sfidave që e shoqëruan mandantin e tij, siç ishin edhe proceset zgjedhore, Bislimi nënvizon se rinia e PDK-së është një aset shumë i rëndësishëm për partinë.

“Mendoj realisht se njëra ndër shtyllat kryesore, përfshirë proceset e ndryshme zgjedhore, është konfirmuar se është rinia e PDK-së ajo që përfaqëson një aset shumë të rëndësishëm për partinë”, pohoi Bislimi.

Ai nuk ka ndonjë kandidat për të sugjeruar se kush do të duhej të ishte në krye të rinisë së PDK-së. Është i bindur se gara zgjedhore siç ka qenë fer dhe e drejtë në të gjitha degët, e tillë do të jetë edhe të dielën me rastin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Rinisë së PDK-së. Bislimi thekson se do të jetë edhe më tutje aktiv në politik por nuk e përmendi se si e sheh e në çfarë pozitash partiake rolin e tij në të ardhmen./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...