Live

Mot i vranët në ditët e ardhshme, parashihen edhe reshje bore

14:04 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mot i ftohtë ditëve të para të shkurtit, priten kushte edhe për reshje bore, parashikon “Prishtina Weather”.

29.01.2023 – Në javën gjatë kalimit në muajin shkurt, po parashihet të mbajë mot i ftohtë, sidomos në pjesën e dytë të javës.  Do të ketë vransira të ndryshueshme, por dhe intervale me diell.  Ditën e martë shfaqen mundësi për reshje të dobëta bore.

Në pjesën e dytë të javës nga dita e enjte parashihet një depërtim i të ftohtit arktik që sjell rënie të temperaturave dhe mundësi të reja për të reshura bore.

Cilësia e ajrit e ajrit do të jetë më e ndryshueshme ditëve të ardhshme, varësisht nga kushtet meteorologjike.  Kryesisht indeksi do të jetë në vlera të larta të ndotjes, në të dobëta e shumë të dobëta.  Ditën e martë me qarkullim më të mirë ajror, gjatë ditës indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

Datat:

30.01 – Vranësira paradite, gjatë ditës intervale me diell.

31.01 – Vranësira të ndryshueshme.  Kohë pas kohe mundësi për reshje lokale të dobëta bore.

1.02 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.

2.02 – Vranësira dhe intervale me diell.  Pasdite më vonë priten të reshura shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.

3.02 – Ftohtë e me vranësira të ndryshueshme.  Herë herë me reshje lokale të dobëta bore.

Temperaturat maksimale gradualisht shënojnë rritje deri nga mesi i javës, në 6C e 7C, më pas në rënie, deri në 1C të premten. Ndërkaq ato minimale luhaten ndërmjet -1 e -5C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 2-10m/s, me hove edhe deri në 14m/s ditën e martë.  Ditën e mërkurë dhe enjte me kahje nga perëndimi e jugperëndimi.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, por herë herë me tendencë të rritjes edhe në vlera më të larta.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...