Live

23-vjeçarja kosovare që vdiq në aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë

19:28 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

23-vjeçarja kosovare, e cila humbi jetën dje në një aksident trafiku në New York, ishte shtatzënë.

Kështu bënë të ditur silive.com, pas konfirmimit të autoriteteve lokale të atjeshme, duke thënë se autori i aksidentit, po akuzohet tashmë për vrasje nga pakujdesia, transmeton klankosova.tv.

”A.S, nga Great Kills, pësoi një traumë të rëndë rreth trupit kur u hodh nga ulësja e pasagjerit të një automjeti që po udhëtonte në Bulevardin Hylan rreth orës 4:44 të mëngjesit të së shtunës”, sipas një zëdhënësi komisariatit në New York.

Një regjistër i foshnjave në BuyBuy Baby listoi Sylmetajn dhe Nikeziqin si prindër në pritje. Fëmija pritej në prill, sipas faqes së internetit.

Sipas hetimeve paraprake nga policia, Adem Nikeziq, 30 vjeç, po lëvizte drejt jugut në Bulevardin Hylan, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë druri në afërsi të kryqëzimit të Rose Avenue.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...