Live

Përfaqësues të VV-së takojnë drejtorin e FES-it: Ritheksuam qëndrimin lidhur me Asociacionin

11:44 / 30 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sot, në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, Sekretari Organizativ, Alim Rama dhe Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku kanë pritur në takim drejtorin e FES për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, René Schlee.

Lajmin e ka bërë të ditur VV-ja në llogarinë e saj në Facebook, njofton Klan Kosova

Në njoftimin e VV-së shkruan se është ritheksuar qëndrimi i këtij subjekti politik kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike.

“Veç tjerash në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike”.

“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese”.

“Po ashtu, ftuam FES, që të bëjnë një studim krahasues për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë”.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë prezanton një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...