Ish- ambasadori i Kosovës dhe drejtori i KIPRED Lulzim Peci, në një postim në Facebook ka thënë se ata që po përpiqen ta portretojnë SHBA-në si armike të Kosovës dhe mike të Serbisë kanë qasje të poshtër.
Sipas tij, kjo është duke shkaktuar dëme dhe Kosova do ta paguaj “me kamatë”.
“Perpjekja per ta paraqitur SHBA-ne si mike te Serbise dhe armike te Kosoves eshte tendenca me e poshter qe e kemi pasur ndonjehere nga ata qe po perpjeken te krijojne nje opinion te tille publik” ka shkruar ish-ambasadori Peci.
“Krejte kete pune kemi me e paguar me kamate. Demi qe eshte duke ju be marredhenieve me SHBA-te tani e ka arritur piken kritike, e cila veshtire qe do te rikuperohet ne nje te ardhme te afert, por ndoshta edhe nuk do te arrihet asnjëherë” ka shtuar ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që Kosova ta themelojë Asociacionin si një nga obligimet e saj për të ecur tutje me planin franko -gjerman, por qeveria e Kosovës aktualisht është duke e refuzuar këte.