Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda një metroje në Bruksel, shumë pranë selisë së Komisionit Europian.
Sipas mediave vendase i dyshuari u arrestua nga policia belge në vendin e ngjarjes.
Dëshmitarët okularë hanë se i dyshuari 30-vjeçar bërtiti “Allahu Akbar” para se të kryente sulmin me thikë, duke plagosur 4 persona, njëri prej tyre në gjendje kritike.
Policia dhe ambulancat kanë rrethuar zonën dhe trafiku u ndërpre ndërsa stacioni i metrosë Schuman u mbyll, konfirmoi STIB-MIVB, kompania e transportit publik të qytetit.