Sami Kurteshi në një emision të televizonit kanali10, ka thënë se Asociacioni do ‘ta shkatërrojë shtetin e Kosovës’.
Ai ka thënë se Asociacioni vjen si pasojë që prej negociatave në Vjenë, duke iu referuar njerëzve që njiheshin si pjesëmarrës në Ekipin e Unitetit, si pijanecë.
Më specifikisht, gazetari e pyet se a e ka fjalën për Lutfi Hazirin këtu teksa Kurteshi nuk e mohon por thotë kështu:
“Njerëzit pijanecë që kanë shku në Vjenë kishe po bojmë bisedime e kanë bo decentralizimin, e Pozhorani prej ku jam unë është shumë më i madh se Kllokoti që është komunë. Këta e kanë bë bazën e Asociscionit, pijanecë, kanë qenë edhe do t’Gjilanit aty”, thotë Kurteshi teksa këtu i ndërhyn gazetari duke i thënë se a po aludon në Lutfi Haziri dhe Kurteshi pohon me kokë dhe shton se ‘ka pasë edhe të tjerë aty’. /Periskopi/