Ambasada Amerikane ka publikuar pamjet ku do të mbahet takimi për Asociacionin.
Pozitë, opozitë dhe shoqëri civile do të jenë pjesë e këtij diskutimi të rëndësishëm.
“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Pristinë do të thërrasë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë. Mezi presim të dëgjojmë mendimet nga një grup i larmishëm drejtuesish të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe udhëheqës politikë” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.