Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli-Dalipi, ka thënë se në Kosovë, pushtetet e ndara i akne edhe kompetencat e veta, derisa ka shtuar se Asociacioni nuk ka bazë ligjore as si OJQ e as si institucion.
Përmes një statusi në Facebook, Pacolli-Dalipi ka pyetur pse duhet ta themeloj Qeveria Asociacionin, nëse ky i fundit është OJQ, siç po proklamohet.
“Dy pyetje për insistuesit e Asociacionit:
1. Nëse Asociacioni nuk është OJQ që bazë ligjore ka nenin 44 të Kushtetutës, çka është edhe vendim i Gjykatës Kushtetuese, ku tjetër do ta ketë bazën kushtetuese Asociacioni dhe kujt do t’ia marrë kompetencat sepse në shtetin e Kosovës pushtetet e ndara i kanë kompetencat e veta?