Analisti politik, Milazim Krasniqi, ka thënë se në rast të prishjes së raporteve me SHBA-të, siç ka ndodhur me Enver Hoxhën në vitin 1946, do të pasojë izolimi e degradimi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se lideri në këtë rast mund t’i fitojë 99.9 për qind të votave, siç i fitonte Enver Hoxha, por që ato fletëvotime mund të hyjnë në punë veç si letër tualeti.
Postimi i tij i plotë:
Nëse prishemi me SHBA-në, fjala vjen siç u prish Enver Hoxha në vitin 1946, atëherë pason izolimi, degradimi. Në atë rast lideri, cilido që të jetë ai, mund të fitojë edhe 99.9% të votave, siç fitonte Enver Hoxha me banditët e vet. Por ato fletëvotime mund të hyjnë në punë veç si letër tualeti.