Live

Lavrov ka bërë të ditur mesazhin që ka marrë nga Sekretari amerikan i Shtetit

22:11 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Rusia po përballet me një kërcënim më të madh ushtarak nga Ukraina sepse vendet e NATO-s po i dërgojnë armë, i tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov homologut të tij egjiptian. Në një takim në Moskë me ministrin e Jashtëm egjiptian Samih Shukri, Lavrov tha se forcat e armatosura ruse do të bëjnë gjithçka për të siguruar që planet e Perëndimit në Ukrainë të mos realizohen.

“Ne po marrim masat e nevojshme për të mos lejuar që Ukraina të bëhet një kërcënim edhe më i madh për sigurinë tonë”, tha Lavrov, duke komentuar njoftimet e fundit për dërgimin e tankeve moderne perëndimore në Ukrainë.

Lavrov konfirmoi se Shukri përcolli mesazhin që mori nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken për Ukrainën, por tha se nuk kishte propozime, vetëm një kërkesë për t’u larguar nga vendi dhe për të ndaluar armiqësitë. Ai përsëriti se Rusia beson se SHBA dhe NATO po përdorin luftën për supremacinë botërore dhe se Moska beson se është në luftë me të gjithë botën perëndimore.

“Këtu është absolutisht e qartë se nuk bëhet fjalë fare për Ukrainën”, tha ministri, duke shtuar se Ukraina nuk është autonome dhe thjesht përmbush qëllimet perëndimore. /Nacionale/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...