Live

Learta Hollaj emërohet zëvendësshefe e kabinetit të Osmanit

13:34 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani ka emëruar  Learta Hollaj, zëvendësshefe të stafit të kabinetit të Presidentes.

Hollaj ka qenë fillimisht e angazhuar si këshilltare kryesore për zhvillim të qëndrueshëm dhe partneritet.

Ajo ka mbuluar portfolion e energjisë, politikave mjedisore e zhvillimore, politikën e jashtme, si dhe projekteve e iniciativave në fushën e barazisë gjinore duke promovuar vazhdimisht partneritetin dhe bashkëpunimin me akterë relevant në fushat përkatëse.

Learta Hollaj ka udhëhequr organizimin e edicionit të parë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ndërsa aktualisht poashtu udhëheq punën në një prej tri shtyllave të zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci e cila fokusohet në avancimin e të drejtave të njeriut përmes promovimit të diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Hollaj iu bashkua ekipit të Presidentes Osmani në vitin 2020 si këshilltare politike e Kryetares së Kuvendit, e para kësaj ishte anëtare aktive e shoqërisë civile dhe punonte në hartimin e politikave në fushën e energjisë, mbrojtjes së ambientit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...