Live

Koeficienti i pagave, Gashi: Veprim dhe Qeveri e padrejtë, s’bën të presim më shumë

15:38 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kritikuar Qeverinë lidhur me miratimin e vlerës së koeficientit ditën e sotme në mbledhjen e mbajtur, duke e cilësuar si veprim të padrejtë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi thotë se koeficienti prej 105 eurove, nuk adreson çështjen e inflacionit dhe se siç thotë ai jeta e qytetarëve është bërë ferr nga shtrenjtimi i produkteve.

“Koeficienti në vlerë prej 105 eurove as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit i cili ka ndodhur këto dy vite. Jeta e qytetarëve të Kosovës është bërë ferr nga shtrenjtimi i produkteve, me theks të veçantë të atyre bazike – prej 50 – 80%”, shkruan mes tjerash Gashi.

Postimi i plotë:

Qeveri e padrejtë me krejt. E padrejtë për krejt.

Me mosveprim e padrejtë, edhe me veprim e padrejtë; dy herë e padrejtë, ngase dy herë i dënuan qytetarët që punojnë në sektorin publik.

Nga mosveprimi fillimisht e vonuan Ligjin e Pagave, ndërsa qytetarët me papërballueshmëri të rritjes së çmimeve i ndëshkuan.

Nga veprimi me vlerën e koeficientit prej 105 eurove, papërballueshmërinë e qytetarëve po e vazhdojnë e po e thellojnë me ritëm të pandalshëm.

Koeficienti në vlerë prej 105 eurove as për së afërmi nuk adreson çështjen e inflacionit i cili ka ndodhur këto dy vite. Jeta e qytetarëve të Kosovës është bërë ferr nga shtrenjtimi i produkteve, me theks të veçantë të atyre bazike – prej 50 – 80%.

Në një Qeveri ku glorifikohet Oliver Ivanoviç, i cili ka qenë i dënuar për krime ndaj shqiptarëve.
Nga një Qeveri që e mbron krimin e korrupsionin e Martin Berishajt.

Nga një Qeveri që dyfishon tatimin në pronë dhe dëmton qytetarin në kohë krizash.

Nga një Qeveri e cila kap shtetin siç ishte rasti i fundit në RTK, nuk besoj që ishte dashtë të presim më shumë dhe aq më pak të zhgënjehemi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...