Live

Erdogan paralajmëron Suedinë: Përderisa lejoni djegien e Kuranit, nuk do të miratojmë anëtarësimin në NATO

17:08 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, duke komentuar aplikimin e Suedisë në NATO, tha se vendi i tij nuk do t’i japë “dritën jeshile” anëtarësimit të Suedisë në aleancë përderisa ata lejojnë djegien e Kuranit.

“Përderisa t’i lejon djegien, grisjen e librit tim të shenjtë Kuranin, ne nuk do të themi ‘po’ hyrjes tuaj në NATO”, tha Erdogan.

Duke vlerësuar Finlandën, presidenti turk tha: “Qëndrimi ynë lidhur me Finlandën është pozitiv ndërsa lidhur me Suedinë nuk është pozitiv”.

Të premten, politikani danezo-suedez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan dogji një kopje të Kuranit përpara një xhamie në Danimarkë, shkruan Anadolu.

Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO në maj të vitit të kaluar, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt 2022.

Por, Turqia, një anëtare e NATO-s prej më shumë se 70 vjet, shprehu kundërshtime, duke akuzuar të dy vendet se tolerojnë dhe madje mbështesin grupet terroriste, përfshirë organizatën që e pretendojnë si terroriste PKK-në dhe organizatën tjetër FETO, grupi që sipas tyre qëndroi pas përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut 2016.

Qershorin e kaluar, Turqia dhe dy vendet nordike nënshkruan një memorandum në një samit të NATO-s për të adresuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Ankarasë, duke hapur rrugën për anëtarësimin e tyre përfundimtar në aleancë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...