Milan Radojiçiq, i akuzuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviq dhe “koka e krimit” në zonat veriore të Kosovës të banuara me serbë është pjesëmarrës në seancën parlamentare të Kuvendit të Serbisë ku po raporton Aleksandër Vuçiq për negociatat me Kosovën.
Kështu po raporton mediumi serb, Danas. Prezenca e Radojiçiqit po ndodh një ditë pasi i pari i Serbisë u telefonua nga Sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit, Antony Blinken.
Përkundër që Blinken e përshkruajti Vuçiqin si konstruktiv, ky i fundit e merr si shoqërues Radojiçiqin edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë.
Radojiçiq është i sanksionuar nga Departamenti amerikan i Thesarit të Shtetit për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.