Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se Kosova nuk ka obligim ndërkombëtar për implementimin e Asociacionit, meqë Parlamenti i Serbisë asnjëherë nuk e ka ratifikuar marrëveshjen e Asociacionit.
Abazi ka thënë se me marrëveshjet e Brukselit e sidomos atë të Asociacionit “Kosovës i është vendosur laku në fyt”.
“Asnjëherë Serbia nuk e ka ratifikuar në Kuvend marrëveshjen e Asociacionit, e si mund Kosova të ketë detyrim ndërkombëtar”, ka thënë Abazi në Kuvendin e Kosovës, të enjten.
Ai ka kritikuar qeveritë e kaluara për marrëveshjet e arritura me Serbinë.
Sipas tij nuk duhet pasur panikë sepse shqiptarët në Kosovë janë 94 për qind.