Live

Vendimi i Speciales për Gucatin e Haradinajn, Klinaku: Gjykata vazhdon me vendime politike

15:04 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Listës së UÇK-së janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kryetarja e trupit gjykues të Apelit e shpalli aktgjykimin dhe tha se ndaj Gucatit e Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej 100 eurosh.

Lidhur me këtë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhe vendimi i sotëm ndaj tyre është politik.

Postimi i tij i plotë:

Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike.

Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...