Live

Dogana merr përkohësisht në pronësi terminalin e Pejës

15:43 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dogana e Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me Terminalin Doganor në Pejë.

Sipas njoftimit, pas skadimit të licencës për operim të terminalit të Pejës, Dogana e Kosovës ka dakorduar kushtet me operatorin për të marr në operim të përkohshëm këtë terminal, “me qëllim të vijimit të ofrimit të pa ndërprerë të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomik, ngjashëm si në aranzhimet në Merdare”.

Në njoftimin e Doganës u tha se “nga fillimi i operimit të këtij aranzhimi, do të evitohet pagesa që kanë paguar bizneset për hyrje në terminal, e cila është identifikuar si sfidë e vazhdueshme në raportin e progresit, pasi që si mënyrë nuk bazohet në praktikat evropiane”.

“Dogana ka identifikuar disa mundësi për zgjidhjen e përhershme dhe për këtë qëllim ka bashkëpunuar me komunën e Pejës, andaj jemi në pritje për një zgjidhje afatgjate pa cenuar vijimësinë e ofrimit të shërbimeve për komunitetin e biznesit dhe qytetarëve të afërsisë territoriale të Pejës”, përfundon kumtesa e Doganës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...