Nënkryetarja e PDK-së, Donjeta Sahatçiu përmes një statusi në Facebook ka kujtuar një vit të nismës “Prishtina na bashkon” me në krye Uran Ismajlin.
Sahatçiu shkruan se nga dita e parë e këtij misioni PDK ka treguar se si udhëhiqet me profesionalizëm dhe me këmbë në tokë.
Ajo është shprehur krenarë me drejtorët e kësaj partie, Besianën, Ilirikun, Granitin, Platorin e Artën!
Statusi i plotë:
Një vit nga fillimi i misionit të Uran Ismaili “Prishtina na bashkon” për të tregu se si PDK mund të qeverisë me profesionalizëm, këmbë në tokë, zemër plot, pa shumë zhurmë e vizion të qartë për të ardhmen. Krenare me Besianën, Ilirikun, Granitin, Platorin e Artën! Faleminderit për besimin Prishtinë!