Live

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Zvicër

20:17 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar në Zvicër pasi akuzohet se shiste kokainë dhe heroinë.

Sipas mediave të huaja 20-vjeçarit i janë gjetur sasi të mëdha heroine dhe kokaine, si edhe mijëra franga zvicerane që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, por ai u arrestua vetëm pasi u kap në flagrancë nga policia duke i shitur drogë një personi tjetër.

Sipas policisë një tjetër i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, është i dyshuar si i përfshirë në operacionin e shitjes së drogës pasi edhe atij i janë gjetur drogat e forta dhe një sasi parash.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...