Një rast i rrallë ka ndodhur në shkollën “8 Dëshmorët” në Kralan të Gjakovës.
Atje, mësimdhënësja e artit figurativ, Lirjeta Muhadri, ka hedhur nga dritarja një nxënës, derisa ishte duke mbajtur mësimin.
Siç raporton “Syri Vision”, ngjarja ka ndodhur më 26 janar, por që prindi i viktimës nuk e ka raportuar rastin në Drejtorinë e Arsimit deri dje.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Zymber Berisha tha se mësimdhënësja u pezullua nga puna menjëherë.
Komisioni Disiplinor është njoftuar për rastin gjithashtu, dhe është duke e hetuar.
Ndërkaq, sipas mësueses, nxënësi ishte duke bërë “gjeste”, dhe se i kishte thënë të dalë nga dritarja, sepse nuk e meriton të dalë nga dera.