Live

E çuditshme: Meshkujt që hanë hudhra i tërheqin femrat?

08:24 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Meshkuj! Ka një mënyrë për tu bërë tërheqës për femrat, dhe nuk bëhet fjalë për një parfum trupi. Në fakt, do e gjeni në kuzhinë përbërësin.

Sipas një studimi të profesor Craig Roberts, të hash 4 thelpinj hudhër i bën meshkujt më tërheqës për seksin e kundërt.

Po po, e keni lexuar mirë.

Në një eksperiment të vogël të botuar në Appetite, femrat kanë një tërheqje ndaj meshkujve që hanë dy thelpinj hudhër, dhe atyre që hanë katër thelpinj për një javë.

Më pas, ato renditën erën e çdo mashkulli, në kuptimin e tërheqjes, kënaqësisë, intensitetit dhe maskilizmit. Ata që morën më shumë vlerësim ishin meshkujt që kishin ngrënë 4 thelpinj hudhër.

“Rezultatet tona thonë se konsumimi i hudhrës ka efekte pozitive tek era që perceptohet nga trupi dhe kjo për shkak dhe të efekteve në shëndet. Nga këndvështrimi revolucionar, formimi i erërave të trupit konceptohet nëpërmjet zgjedhjes seksuale. Studimet e mëparshme thonë se disa specie kafshësh përdorin sinjale për të përzgjedhur shokun që është në kushte të mira fizike”, thotë autori i studimit.

Megjithatë, para se të filloni të hani hudhra me kafen e mëngjesit, femrat i marrin erë jastëkut të krevatit, dhe jo gojës. Frymëmarrja me erë hudhre është ende ‘jo’. Studimi thotë se konsumimi i hudhrës, që ka një sërë përfitimesh për shëndetin, e bën mashkullin të duket më i shëndetshëm, dhe biologjikisht më tërheqës për femrat.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...