Live

Arsyet që disa njerëz kanë frikë të dashurojnë

08:26 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Njerëzit e dashuruar shumë herë ndjehen të sfiduar, një pjesë prej tyre thonë se është ndjenjë e veçantë të kenë një persona të rëndësishëm në jetën e tyre.

Por janë edhe një pjesë e njerëzve të cilët janë frikë të dashurohen për arsye të ndryshme, këtu më poshtë keni disa arsyet sipas Bright Side:

Keni frikë të kërkoni ndihmë.

Disa njerëz mendojnë që  më mirë të  jenë vetëm dhe me gabimet e tyre, kjo pasi ata nuk dëshirojnë që një person tjetër të dij për të metat dhe gabimet e tyre. Por sipas Bright Side më mirë është që ndani me një partner problemet e juaja.

Ju nuk mund të imagjinoni të jetoni pjesën tjetër të jetës më një person.

Një studim ka treguar se lidhjet e hapura janë po aq të favorshme sa ato me një person. Kështu disa persona nuk kanë dëshirë që të jetojnë vetëm me një njeri.

Jeni të frikësuar se i përsëritni gabimet e së kaluarës.

Disa njerëz kanë pasë lidhje jo të mira të dashurisë, sa ju kanë lënë kujtime të këqija në mendjen e tyre. Kështu ata njerëz janë me frikë se nëse dashurohen edhe një herë do të bëjnë gabimet e njëjta.

Jeni person i vetmuar.

Dikush më shumë preferon të jetë vetëm, se sa të ketë një lidhje për të cilën duhet të kontribuoj kohë, energji dhe para.

Kështu ata njerëz pëlqejnë më mirë të jenë  vetëm dhe të kenë të gjitha ato gjëra për vete.

Keni parë lidhjet e dështuara të dashurisë së çifteve tjera.

Një pjesë e çifteve pos që janë të lumtur dhe të dashuruar ata munden të kenë edhe momente jo të mira.

Disa nga ato momente munden të ndodhin edhe para njerëzve të tjerë, kështu dikush që nuk është në lidhje mendon se po të ketë një partner do të përjetojë të njëjtat gjëra.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...