residentja, Vjosa Osmani, është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Islandës, Birgir Ármannsson.
Ajo e ka falënderuar Islandën për mbështetje ndaj Kosovës, dhe ka folur për përkushtimin e Kosovës që ky bashkëpunim të intensifikohet.
“Presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Ármannsson kanë biseduar edhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar”, thuhet në komunikatën e presidencës.
“Tutje, Presidentja Osmani ka folur edhe mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Presidentja ka thënë se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për sundim të ligjit dhe avancim të demokracisë, vlerësuar edhe në indekset e fundit ndërkombëtare, ku Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm’.
Në anën tjetër, i pari i Kuvendit islandez po ashtu e deklaroi përkushtimin e këtij shteti në thellimin e raporteve midis dy popujve dhe shteteve.