Punimet për ndërtimin e një stacioni policor kufitar në fshatin Dren të Komunës së Leposaviqit kanë ndaluar qe dy ditë, tha nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
Policia e Kosovës shpjegon se janë të pranishëm në atë zonë, por se kompania që po zhvillonte punimet nuk i ka vazhduar tash e dy ditë. Arsyen se pse janë ndaluar punimet, megjithatë Elshani nuk e ka.
“Protesta ka pas, punimet qe dy ditë nuk janë duke u zhvilluar, dje edhe sot. Pardje kemi punuar. Diçka tjetër nuk ka”.
Pyetur se a ka të bëjë rezistenca e banorëve lokalë, Elshani e mohon një gjë të tillë. “Jo jo veç punëtorët. Na jemi aty. Kompania nuk është duke i zhvilluar punimet”.
“Nuk është puna e rezistencës qytetarëve”, tha ai për Insajderin.