Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se e ka marrë edhe dritën e gjelbërt nga Zyra Ligjore e ministrisë për të ecur tutje me planin për përfshirje në ligjin e ri edhe dispozitën për zbritjen e takimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023.
Murati ka thënë se një gjë të tillë kishte deklaruar qysh para një jave.
Ky vendim për faljen e 100 eurove për vitin 2023 është marrë pas reagimeve të shumta rreth rritjes së faturave të tatimit në pronë, sidomos në kryeqytet.
Njoftimi i plotë i ministrit:
Atë çfarë kam thënë unë, e ka thënë edhe Departamenti Ligjor i MFPT-së:
– që dispozitën për zbritjen e tatimit në pronë deri në 100 euro për faturën e vitit 2023 do ta përfshijmë në ligjin e ri.
⚡️Meqenëse tashmë janë bërë disa komuna që kanë mbështetur këtë nismë, ne si ministri, qysh javën që vjen do të nisim procedurat fillimisht duke lëshuar projektligjin për konsultime të brendshme, e pastaj edhe për konsultime publike, dhe pas kësaj do ta dërgojmë për miratim në Qeveri.
Shih më poshtë statusin e shkruar para një jave, që e thotë të njëjtën gjë që ka thënë edhe Departamenti Ligjir i MFPT: