Live

Shirat e rrëmbyeshëm i marrin jetën tre fëmijëve në Liban

21:34 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Tre fëmijë sirianë u mbytën sot në një pellg pranë kampit të refugjatëve Kaa në Libanin lindor pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën zonën.

“Dy vëllezër që po laheshin në pellg u mbytën, ashtu si kushëriri i tyre që u përpoq t’i shpëtonte ,” tha kryetari i bashkisë Kaa, Bashir Matar.

Të tre djemtë ishin nën moshën 10 vjeç. Ata u gjetën nga ushtarët dhe u dërguan në spitalin e Hermelit , ku u shpallën të vdekur.

Prej disa ditësh, reshjet e shiut dhe borës që bien në Liban kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Qindra mijëra sirianë ikën në Liban kur shpërtheu lufta civile në vendin e tyre në vitin 2011. Sipas autoriteteve, Libani është shtëpia e rreth 2 milionë refugjatëve . Nga këto, 830,000 janë regjistruar nga agjencitë e OKB-së.

UNHCR bëri thirrje në fillim të dhjetorit për t’u ofruar ndihmë sirianëve të zhvendosur, si dhe qytetarëve të cenueshëm libanezë, pasi vendi po përjeton një krizë të paprecedentë socio-ekonomike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...