Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se ka kryer një grabitje me armë në Firenze. Mediat shkruajnë se i riu shqiptar ka kërcënuar me armë një 55 vjeçar dhe më pas e ka grabitur. 55 vjeçari, i tmerruar nga ajo që ndodhi, e raportoi grabitjen pasi mbërriti në Siçili.
Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, ishte ora 5 e mëngjesit kur 55-vjeçari që kishte dalë nga shtëpia për të marrë makinën e parkuar, kishte vënë re praninë e një të riu. Duke e thirrur “xhaxhi”, i riu i është afruar dhe më pas i ka vendosur armën në fyt për t’i marrë paratë që kishte.
21 vjeçari e ka detyruar atë të dorëzonte gjithçka, duke kontrolluar gjithashtu xhepat e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur me 10 gusht të vitit të kaluar por hetimet ndaj të riut nisën në Janar./abcnews.al