Sami Lushtaku u shoqërua sot nga Rrahman Rama dhe Hisni Thaçi, në vizitën e tij në Hagë.
Atje u takuan me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Lushtaku, i cili ka thënë se Thaçi ishte i fortë dhe mbante qëndrim dinjitoz.
“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi.
I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!” ka shkruar Lushtaku në Facebook.