Një burrë ka rënë sot nga një objekt në Fushë Kosovë, ku si pasojë ka pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, ka thënë Ahmeti.