Live

Ramabaja paralajmëron publikimin e analizave të reja në portalin e financuar nga pushteti

15:50 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Analisti dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar se në Institutin Shqiptar për Gjeopolitikë, e që është në pronësi të tij dhe që u financua nga Zyra e Kryeministrit, do të publikohen disa analiza dhe materiale që ai i quan me interes të publikut.

Të parën që e ka renditur ai në portalin e tij ka të bëjë me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Më pas, ai ka listuar edhe autorët e tjerë që do të kontribuojnë në mediumin e tij, teksa ka lënë mbrapa vetes edhe filozofin e njohur slloven, Slavoj Zhizhek.

Postimi i plotë i Ramabajës:

Nga publikimet e reja të Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, si çdo fundjavë, kësaj radhe mund të lexoni këto analiza dhe materiale me interes:

Analizat

1. Dr Sadri RAMABAJA: Bashkësia e Komunave Serbe – një oksimoron politik sui generis;
2. Dr Selim IBRAIMI: Tregu rajonal i energjisë në Ballkan;
3. Grid Rroji: Përse nuk duhet të mbetemi skllevër?
4. Adelheid Wolfl: Kurti nuk e pranon Bashkësinë e Komunitetit Serb si kusht për marrëveshje;
5. Majda Ruge [European Council on Foreing Relations]: Si të vrasësh katër zogj me një gur: Sfida e politikës së jashtme të Perëndimit në Serbi?
6. Dr Oliver Jens Schmitt: Si i ndihmuan serbët osmanët të pushtonin Ballkanin?
7. Slavoj ŽIŽEK/ Filizof: A kemi të ardhme?.

Koment
1. Dr Michael Maier [Berliner Zeitung]: Si i vlerëson Kina opsionet e Rusisë në Ukrainë?
Aktualiteti/Lajmet
1. Kryeministri Kurti prezanton gjashtë kushte për pranimin e Asociacionit;
2. Drafti gjerman i Statutit të Asocaiacionit të komunave serbe, ja çfarë përmban;
3. Turqia pro anëtarësimin të Finlandës në NATO, por kundërshton Suedinë;
4. Turqia pro anëtarësimin të Finlandës në NATO, por kundërshton Suedinë;
5. Turqia pro anëtarësimin të Finlandës në NATO, por kundërshton Suedinë;
6. SHBA vlerëson angazhimin e Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën;
7. Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusët po planifikojnë një ofensivë të madhe më 24 shkurt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...