E eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania ishte Efi dhe largimi i saj nga shtëpia e famshme ka shkaktuar zhurmë të madhe duke u cilësua si padrejtësi.
Ashtu siç ndodh rëndom me banorët e eliminuar, Efi sot (e diel) ishte e ftuar në “Fun Club” për të folur për rrugëtimin e saj në BBVA.
Ajo u shpreh e quajti të padrejtë largimin e saj duke thënë se mënyra sesi doli nuk ishte aspak e këndshme.
Përveç kësaj, Efi u përball edhe me motrën e rivales së saj më të madhe brenda shtëpisë së famshme, Olta Gixhari, Gerta.
Të dyja kanë nisur një debat të ashpër me njëra-tjetrën me temë kryesor lojën e Oltës në BBVA.
“Nuk kam nevojë për këshilla, sidomos të tuat. Jam mësuar me një si puna jote brenda, nuk më duhesh ti.”- i tha Efi-Gertës.
Vlen të theksohet se Efi ishte e nominuar bashkë me Kiarën dhe Luizi, të re u dërguan në nominim nga Dea.
De Mishel e fitoi garën e inteligjencës dhe çmimi ishte privilegji për të dërguar në nominim personat që ajo zgjedh.