Live

Sulmohet fizikisht pas emisionit trajneri dhe analisti i njohur kosovar

10:33 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë.

Kanal10 merr vesh se në sulmin i cili ka ndodhur menjëhere pas emisionit që mbahet në këtë televizion, në orët e para të mëngjesit të së hënës, Statovci ka pësuar disa lëndime trupore dhe për këtë është trajtuar në QKUK. Gjendja e tij është stabile.

Sulmi ndaj Statovcit mësohet të ketë ndodhur tek sa ai ishte duke hyrë në banesën e tij në Breg të Diellit në Prishtinë.

Kanal 10 mëson se sulmi ndaj Statovcit ngjau nga dy persona të maskuar të cilët së bashku e kanë goditur për disa minuta në trup dhe në kokë.

Nuk dihen motivet e sulmit ndaj Statovcit.
Pak çaste më vonë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe futbollisti, Dren Gashi i cili e ka ndihmuar Statovcin, për të lajmëruar policinë dhe ndihmën e shpejtë.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe Policia e Kosovës, e cila është duke e hetuar rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...