Live

Fisnik Ademi flet për rolin e tij në serialin “FC LATTA”: Roli i sekretarit nuk është personazh në të cilën njërëzit duhet të inspirohen

20:52 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I ftuari i radhës në emisionin “MUZË” nga gazetarja Vahide Zejnullahu, ishte aktori kosovar, Fisnik Ademi. Ai rrëfen sfidat gjatë rrugëtimit 19 vjeçar si aktor. Trgon se sa vlen arti edhe se çfarë ndikimi ka në shoqërinë tonë.

Ademi tregon për rolin në serialin FC LATTA dhe si është i angazhuar edhe në tetarin e qytetit të Mitrovicës. Dhe se angazhimin si aktor i pavarur e sheh si mbijetesë.

“Te seriali FC LATTA luaj një personazh sekretari të atij klubi, natyrisht se ne kemi plane po ashtu si producent dhe si ndërrmarrës kemi si CBC që jemi, planet i kemi që me prodhu edhe produktet tjera televizive, qofshin ato reality shoëë, apo seriale. Kështu që planet natyrisht se na prodhojmë konstant. Jemi që disa vite t’u prodhu tashmë veç vet prodhojmë, po besoj që kemi me pas shumë produkte në të njejtën kohë jam edhe aktor në teatrin e qytetit të Mitrovicës dhe aty pothuajse çdo vit i kemi nga dy deri katër premiera. Po ashtu jam i angazhuar si aktor, por në aspektin e karrierës, kjo është karriera ime domethënë si artist dhe aktorë na duhet shumë me prodhu vet sepse nuk është që e kemi një treg të sigurtë. Por nëse nuk ja nisim vet dhe nëse nuk fillojmë diçka me bë vet atëherë është shumë problem me mbijetu”, tregoi aktori për Kosovalive.net.

Aktori Ademi pohon se roli i sekretarit nuk është një personazh në të cilën njërëzit duhet të inspirohen.

“Natyrisht që sekretari nuk është personazh të cilët njerëzit dojnë me u inspiru prej tij sepse ne kur e prodhojmë diçka i qesim në pah edhe anët negative shumë personazheve që i krijojnë vet. Kështu që publiku kur e shikon nuk duhet me marrë shembull, por duhet me i pa sa të këqija janë dhe mos me i marrë ato të këqija. Nuk po them të këqija, por si personazh sekretari nuk e konsideroj që është njeri i mirë ose njeri si shembull që duhet me ndjek. Gjithmonë sfidat në çdo profesion lidhen edhe me arritjet e tua personale. Ndonjë herë është edhe dëshira shumë e madhe me zhvillu profesionin tënd dhe me i ndjek edhë ëndrrën, po të njëjtën kohë me ndjek edhe dëshirën se çka keni qef me bo në jetë”, pohoi Ademi./Kosovalive.net/

Emisioni i plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...