Live

KEDS me apel për kursim: Kërkesa për energji elektrike ka arritur në më tepër se 1200 MW/h

21:20 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

KEDS njofton që kërkesa për energji elektrike ka arritur në më tepër se 1200 MW/h.

“Në këto rrethana të motit ekstrem, apelojmë tek të gjithë konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, në mënyrë që të evitohen mbingarkesat që veçse janë paraqitur në disa zona, sidomos në Ferizaj. Kursimi më i madh arrihet përmes formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi, dhe përshtatjes së termostateve në 19 gradë Celsius, ndërkaq aty ku nuk ka mundësi të përdoren format alternative”, thuhet në apelin e KEDS.

Shpërndaje në

U Kopjua