Live

Bislimi: U riafirmua mbështetja e palëkundur e Finlandës në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE dhe në BE

17:45 / 07 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

“Miqësia dhe partneriteti me Finlandën shtrihet në sfera të shumta të bashkëpunimit në mes dy vendeve tona. Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në proceset e integrimit evropian. U riafirmua dhe nga ambasadori Nissinen mbështetja e palëkundur e shtetit të Finlandës në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. Kosova i përket familjes evropiane dhe hap pas hapi ecën drejt përmbushjes së objektivit strategjik dhe afatgjatë të anëtarësimit në strukturat dhe organizmat evropianë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në njoftim thuhet se në takim u diskutua edhe mbi procesin e dialogut ku Qeveria e Republikës së Kosovës ka një qasje aktive dhe konstruktive, është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

Propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...