Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami sot në seancën plenare të Kuvendit ka folur edhe njëherë për përcaktimin e vlerës së Koeficientit prej 105 eurove dhe inflacionin që po ndodhë ditëve të fundit në Kosovë.
Ajo ka thënë se me përcaktimin e kësaj vlerë të koeficientit dhe ligjit të ri të pagave ka rënie të pagës.
Bajrami ka thënë se LDK-ja nuk është pajtuar me vlerën e koeficientit prej 105 eurosh, pasiqë sipas saj në këtë kohë krize, Qeveria me këtë përcaktim të kësaj vlere ka thyer premtimin për të ndihmuar qytetarët e vendit ën rritjen e kostos së jetesës.
“Përcaktimi i kësaj vlerë të koeficientit është ulje e pagave për një pjesë të konsiderueshme të zyrtarëve në sektorin publik”, ka thënë Bajrami.
Tutje, ajo ka theksuar se nëse shikohet inflacioni që ishte në 12 muajt e fundit edhe vazhdon të jetë edhe sot, nënkupton automatikisht ulje të pagave.
Bajrami ka theksuar se si parti kanë propozuar që vlera e koeficientit të ishte 125 euro.
“Në bazë të informata që kemi ne, ky ligj i ka thelluar dallimet. Me këtë ligj të pagës është prekur edhe sektori i drejtësisë, janë ulur pagat në Universitetet Publike etj.”, ka thënë tutje ajo.