Pas një vizite të bujshme në parlamentin e Britanisë së Madhe, presidenti i Ukrainës këtë të enjte ishte i pranishëm në Parlamentin Europian.
Zelensky u prit nga presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e cila ka publikuar një fotografi mjaft domethënëse.
Ajo cfarë bie në sy në prapavinë e fotografisë së publikuar në hollin e Parlamentit Evropian, është edhe fotoja në kornizë e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova, lideri i shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 90-ta dhe pas luftës, së bashku me Adem Demaçin, është ndër dy shqiptarët e vetëm që e ka fituar çmimin Sakharov, çmimin për liri të mendimit, të cilin e jep Parlamenti Evropian. Andaj, si fitues i Sakharovit, fotografia e Rugovës qëndron krenarisht në hollin e Parlamentit Evropian, që është institucioni më i lartë përfaqësues i Evropës. /IndeksOnline/