Live

Tërmeti i së hënës në Turqi e Siri, një nga më vdekjeprurësit në 2 dekada

23:57 / 09 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Me numrin e të vdekurve në Turqi dhe Siri që i kalon 21 mijëshin, tërmeti tani ka shënuar një moment historik të zymtë – ai është në top 10 të tërmeteve më vdekjeprurëse gjatë 20 viteve të fundit.

Një sërë faktorësh kanë kontribuar në bërjen e këtij tërmeti kaq vdekjeprurës. Një prej tyre është koha e ditës që ka ndodhur, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv.

Me goditjen e tërmetit herët në mëngjes, shumë njerëz ishin në shtretërit e tyre kur ndodhi, dhe tani janë bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre

Për më tepër, me një sistem moti të ftohtë dhe të lagësht që lëviz nëpër rajon, kushtet e këqija e kanë bërë më të ndërlikuar arritjen e zonave të prekura dhe përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit në të dy anët e kufirit janë dukshëm më sfiduese pasi të kenë mbërritur ekipet.

Tërmeti me magnitudë 7.8 në fillim të kësaj jave goditi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, në provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti i 6 shkurtit qe më i forti në Turqi për më shumë se 80 vjet, dhe një ndër më vdekjeprurësit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...