Live

OVL e UÇK-së: I patolerueshëm akti i dëmtimit të memorialit të veteranëve në Malishevë

12:25 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së ka reaguar pas dëmtimit që i është bërë pllakës përkujtimore të veteranëve në fshatin Damanek të Malishevës

Sipas tyre, ky akt është i patolerueshëm.

“Ky akt që ka ndodhur mbi memorialin e dëshmorëve në fshatin Damanek, është i papranueshëm dhe i patolerueshëm. Ftojmë organet që urgjentisht të merren me rastin”, thuhet në njoftimin e tyre.

Siç është raportuar në media, dyshohet se rasti ka ndodhur së fundmi, teksa bëhet e ditur se lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...