Live

Idrizi: Për një vit aftësuam mbi 400 të rinj për tregun e punës

21:43 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Në emisionin EUROn’7 në T7, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pohuar se vetes i ka dhënë detyrë që brenda mandatit të tij të përgatit sa më shumë të rinj për tregun e punës, duke aftësuar sa më shumë të rinj dhe të reja që ata të gjejnë vende pune dhe të mos e lëshojnë Kosovën.

Në debatin e sotëm me temë “Shkaqet që po largojnë trurin nga Kosova”, kryetari i Vushtrrisë ka treguar se në bazë të platformës së tij, mbi 400 të rinj janë aftësuar tashmë në profesione të ndryshme dhe janë të gatshëm për punë.

Mjekët e fshehin! Dhimbja e kyçeve iku përgjithmonë në 6 ditë!

Tadiq: Nëse e pranojmë planin franko-gjerman një gjeneratë e re pas 10 vje…
“Komuna e Vushtrrisë me qëllim më të mirë të mundshëm ka aftësuar këta të rinj dhe i ka përgatitur për tregun e punës, sepse ka mungesë të punonjëseve të trajnuar dhe të aftësuar për profesione deficitare. Hapim i ardhshëm është që këtyre të rinjve e të reja tu ndihmojnë me nisjen e start up-ve dhe si komunë do të kërkojmë mbështetje maksimale për ta. Plani për këtë vit është se nuk do të kemi kufizime se sa të rinj do të aftësojmë, do të trajnojmë të rinj aq sa ka kërkesë, në mënyrë që zbusim sadopak ikjen e të rinjve tanë”, ka shtuar mes tjerash kryetari Idrizi.

Kryetari Idrizi, i cili për shumë vite ka qenë punonjës i arsimit, ka këshilluar të rinjtë që të orientohen në karrierë duke zgjedhur profesione deficitare në vend në mënyrë që mund të punësohen sa më shpejt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...