Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj kërcënimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit Iliaz Beqiri, seancën e sotme që po zhvillohej ndaj Haxhiut dhe të akuzuarve të tjerë për hedhje të gazit lotsjellës. Në këtë séance, ministrja Haxhiu iu drejtua prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”, duke aluduar në hedhjen poshtë të aktakuzës.
Përmes një komunikate për media, KPK ka kërkuar edhe një herë nga Haxhiu që të përmbahet nga gjuha kërcënuese.
“KPK-ja i bënë thirrje ministres Haxhiu edhe një herë që të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme kërcënuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, sepse gjuha e saj e përdorur është tentativë për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftimin e KPK-së.
“Këshilli Prokurorial ka deklaruar se do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë dhe të mbrojë me të gjitha mjetet juridike në dispozicion punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi.
Haxhiu dhe të tjerët po vazhdojnë të akuzohen për gazlotsjellësin që e futën në Kuvend.