Live

U zgjedh në krye të financave në PTK: Feim Kelmendi dikur i shante gazetarët me teze

23:03 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Kelmendi, është zgjedhur sot zyrtar i lartë i Financave në Telekom, shkruan Periskopi.

Kelmendi përveç që e ka dëshmuar se është militant i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, i njëjti nuk kurseu as sulmet ndaj gazetarëve duke përdorur gjuhë të papërshtatshme.

Në vitin 2022 Feim Kelmendi ushtronte mandatin si U.D zyrtar i Financave dhe Thesarit në Telekom pa mandat ligjor.

Për këtë patën raportuar mediat, e pastaj Kelmendi eskaloi me sharje ndaj mediave.

“Oo juve ju rehatofte hoxha n’tabut! Po cfare lesh rehatie m’ka ba more juve jua rehatofsha tezet”, kishte shkruar Kelmendi në shkrimin e gazetës Insajderi, koment të cilin më pas e ka fshirë.

rë.

Ndaj gjuhës së tij kërcënuese drejtuar mediave pati reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve.

“AGK-ja dënon gjuhën e U. D të Drejtorit të Financave të Telekomit, Feim Kelmendi ndaj gazetarëve të Klan Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar nga autorët dhe gazetarët e emisionit “Kiks Kosova” në Klan Kosova, për gjuhën denigruese dhe kërcënuese që drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj ekipit të këtij televizioni.

Në një seri emailesh, Kelmendi i është referuar Klan Kosovës si “televizion i klanit kriminal Devolli”, dhe gazetarëve si “shërbëtorë të klanit kriminal”. AGK-ja vlerëson se gjuha e tillë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme”, thuhej në reagimin e AGK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...