Live

Komuna e Bulliqit largon semaforët në Podujevë, thonë se nuk po e rregullojnë çështjen e komunikacionit

17:13 / 11 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Semaforët në komunën e Podujevës, tash e një kohë të gjatë, qëndrojnë aty, por janë jashtë funksionit. Nga komuna thonë se semaforët janë në gjendje të rregullt, por që vendimi për t’i ndalur është marrë në bashkëpunim me qytetarët.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, semaforët veç se e vështirësojnë gjendjen në komunikacion. Derisa shtoi se do t’i funksionalizojnë në momentin kur e shohin të nevojshme dhe kur të bëhen matjet e duhura, raporton KP.

“Po, realisht semaforët, është e vërtetë që janë jashtë funksionit dhe kjo ka ndodhur si pasojë e një vendimi, që ne e kemi marrë si komunë që ta bëjmë ndaljen e tyre. Semaforët janë në gjendje shumë të rregullt dhe nuk kanë ndonjë defekt, ne mund t’i funksionalizojmë atë dite qe ne të vlerësojmë që duhet t’i funksionalizojmë, mirëpo arsyeja e ndaljes ka ardhur për shkak se ne kemi vlerësuar se këta semaforë përveç se nuk e rregullojnë komunikacionin, këta e vështirësojnë edhe më shumë. Kjo ka ardhur si pasojë e kërkesave të shumë qytetarëve, të cilët e frekuentojnë rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, që këta semaforë janë vetëm pengesë për komunikacionin”, u shpreh Selimi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...