Nëse kohët e fundit keni shpenzuar kohë në rrjetet sociale, me siguri keni vënë re një trend të ri – dushi me ujw tw ftohtw. Shumë personazhe të famshëm si Miranda Kerr, Chris Hemsworth dhe Kristen Bell betohen për përfitimet e dusheve të ftohta dhe është bërë e njohur edhe në rrethet mjekësore.
Mjeku Alex Trevatt thotë se ai është një adhurues i madh i dusheve të ftohta dhe ka filluar t’ua rekomandojë pacientëve për të përmirësuar shëndetin e tyre, shkruan Best Life.
Siç shpjegon ai, ka disa ndryshime të rëndësishme që do t’i vëmë re nëse bëjmë dush me ujë të ftohtë çdo mëngjes për një periudhë prej një muaji, përcjell Index.hr.
Këto ndryshime përfshijnë:
- përmirësimin e qarkullimit
- reduktimin e inflamacionit në trup
- imunitet më të fortë
- përmirësimi i humorit
- përqendrim më të mirë
- më shumë energji.